Fshati Laknas në rrethinat e kryeqytetit, është tronditur pas mesnate nga një shpërthim me tritol. Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer brenda oborrit të banesës së 72-vjeçarit, Isuf Isufaj.
Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të mëngjesit të së dielës, shkruan A2.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga shpërthimi, i cili duket se ka qenë i lehtë, pasi është dëmtuar vetëm një pemë ulliri, raporton A2.
“Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Isuf Isufaj, 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri)”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin, edhe kapjen e autorit/ëve. (A2 Televizion)