Një sasi tritoli ka shpërthyer, ditën e martë, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në një zyrë noterie, në orën 4 të mëngjesit. Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale.
"Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. (A2 Televizion)