Një 32-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, në Clearwater të Floridas.
Mediat lokale raportojnë se Renato Muhaj pasi i mori jetën ish-partneres së tij, Suela Saliaj, rrëmbeu edhe vajzën 8-vjeçare që kishte ardhur në jetë nga martesa e tyre.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 02:44 të mëngjesit të së hënës, kur fillimisht Muhaj ka hyrë në banesën e prindërve të tij në Oakbrook Village Apartments, duke i goditur të dy. Më pas, iu ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.
CSI is here investigating the gold Kia that was at the center of this morning’s Amber Alert. A tow truck is nearby ready to pull it away as evidence. The suspect is in custody and 8-year-old girl safe @BN9 pic.twitter.com/4G1Othhxis
— Angie Angers (@angie_angers) January 29, 2024
Më pas, ai iu drejtua bllokut të banesave në Clearwater Largo Road, ku oficerët gjetën trupin e pajetë të Saliajt. Ndërkohë, 34-vjeçari ishte zhdukur së bashku me të bijën Alesia, me një makinë “Kia Sportage” ngjyrë ari.
Pak orë pas ngjarjes, Muhaj u lokalizua nga celulari i tij po në Clearwater dhe policia gjeti brenda automjetit vajzën e çiftit, ndërsa arrestoi 34-vjeçarin nën akuzën e vrasjes. (A2 Televizion)