SPAK konfiskon pasuritë e Arben Kaçorrit

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 10:54 | Kronikë

SPAK konfiskon pasuritë e Arben Kaçorrit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Arben Kaçorrit dhe personave të lidhur.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndërmjet të tjerave ka vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë:

1.      Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, Tiranë, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.

2.      Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri .

3.      Pasuria e llojit Garazh me sipërfaqe 12,50 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.

4.      Pasuria me adresë  “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

5.      Pasuria me adresë  “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

6.      Pasuria e aplikuar në procesin e legalizimit, Qarku Tiranë, banese 2 Kat me Parkim me sipërfaqe të gjurmës se ndërtimit 140 m2 dhe sipërfaqe trualli 458 m2, ndërtuar ne vitin ndërtimi 1996, me adrese ne Njësinë nr 5 Tirane, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.

7.      Pasuria me adresë “Ishull Shëngjin”, Lezhë, e llojit Apartament me sipërfaqe 64,1 m2, në pronësi të  shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri

8.      Pasuria me adresë  “Rrëshen”, Mirditë, e llojit Truall + Ndertesë (Ish Rep Ambalazh te Vajit)  me sipërfaqe 1400 m2 truall, nga të cilat 325 m2 ndërtesë, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.

9.      Pasuria Godine 3 Kate, Lokal Shërbimi dhe Tregtie, me sipërfaqe 278 m2, Rrëshen, Mirditë, në pronësi të shtetasve Arben Pjetër Kaçorri, Besnik Pjetër Kaçorri, Valentino Pjetër Kaçorri, Marie Zef Kaçorri, Donika Pjetër Shurbi (Kaçorri),etj .

10. Pasuria me adrese Rr. “Komuna e Parisit”, Tirane, e llojit apartament nr.22,  me siperfaqe totale 104 m2 (siperfaqe shërbimi 12m2) dhe verande sip 128 m2, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

11. Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 99,40 m2, ne rrugën “Don Bosko”, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

12. Pasuria me sip 14,3 m2 e llojit Bodrum, me adrese ne Shëngjin, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

13. Pasuria  e premtuar per shitje shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri (sipas kontratës se kaparit dhe premtim shitje Nr 4149/3019, date 21.12.2013) per token bujqësore – ullishte me siperfaqe 2000 m2 ne vendin e quajtur “Gosqea”, e ndodhur ne fshatin Gjilekë, Dhërmi.

14. Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 903 Modeli 313CDI, me nafte, i vit prodhimit 2004, ngjyrë e bardhe në emër të shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri.

15. Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 166 Modeli ML350BLU, me karburant nafte, i vit prodhimit 2012, ngjyrë te zeze, në pronësi të shtetases  Eljona Pal Kaçorri.

Sipas SPAK, dy vëllezërit Arben dhe Valentino Kaçorri janë të dënuar në Itali për vrasje e trafik armësh. Nga ana tjetër dyshohet se janë pjesë e trafikimit të lëndëve narkotike. Veç Italisë, Arben Kaçorri në vitin 2008, në atë kohë 36-vjecar, u ndalua nga policia kufitare e Kakavijës me 4 kilogramë marijuanë dhe 300 gramë kokainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos