Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagosen kamarieri dhe dy të tjerë

Nga Igli Çelmeta
20 Korrik 2026, 21:12 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, A2 CNN raporton se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në një lokal në lagjen "Banesa" në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, një grup të rinjsh janë përfshirë fillimisht në një konflikt, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Nga të shtënat dyshohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe kamarieri i lokalit. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Mësohet se të plagosurit me armë jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos