Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët i afrohen banesave te Uji i Ftohtë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 16:29 | Kronikë

Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët i afrohen banesave te Uji i

Një zjarr është regjistruar mesditën e kësaj të diele në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës.

Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi duke iu afruar zonës së banuar. Për disa momente pati rrezik që zjarri të përfshinte edhe banesat pranë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave, shkruan A2CNN. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos