Tentoi t’i merrte 200 mijë euro një biznesmeni përmes mashtrimit, arrestohet

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2023, 09:19 | Kronikë

Tentoi t’i merrte 200 mijë euro një biznesmeni përmes

Një 42 vjeçar nga Kamza është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi tentoi t’i merrte një shumë të majme parash një biznesmeni përmes mashtrimit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Replay 2” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Arjan Bllacaj, i cili duke u prezantuar si zyrtar i lartë u përpoq të mashtronte biznesmenin për t’i marrë 200 mijë euro.

Në operacion morën pjesë efektivë të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare,  në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6.

Bëhet me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi