Tritol, armë e uniforma policie në shtëpi, shpallet në kërkim 49-vjeçari

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 13:25 | Kronikë

Gjenden në fshatin Zall, Fushë Krujë, dhe sekuestrohen arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa. Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i tyre, i identifikuar si Ylli Zalla.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë Krujë, afër banesës së shtetasit Y. Z., u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti;

-27 djegore;

-3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh;

-2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; 

-uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.   

Tritol, armë e uniforma policie në shtëpi, shpallet në

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim shtetasi Y. Z., 49 vjeç, i cili nga hetimet e para dyshohet se është poseduesi i tyre.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos