Ende mbetet i paidentifikuar 39-vjeçari i gjetur i pajetë mesditën e sotme në Daullas të Libofshës. Ai është gjetur pa shenja jete, ku dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, ndërkohë që, banorët e zonës shprehen të habitur nga kjo ngjarje.
Ata pohojnë se zona e tyre është mjaft e qetë dhe deri në orën 08:00 të mëngjesit nuk kanë parë asnjë makinë. Banorë të tjerë pohojnë se rreth orës 08:30, automjeti është parë i parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme.
Për ta, personi është i panjohur dhe nuk e kanë parë më parë në zonë. Ndërkohë, grupi i ekspertizës është duke kryer veprimet hetimore.
(A2 Televizion)