KQZ nuk i hoqi mandatin kreut të Bashkisë së Kuçovës, "Bashkë Fitojmë" e ankimon në KAS

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 12:20 | Kronikë

KQZ nuk i hoqi mandatin kreut të Bashkisë së

Pasi KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, koalicioni "Bashkë Fitojmë" nuk është tërhequr. Ditën e sotme, “BF” e ka çuar çështjen në KAS.

Në kërkesën e tyre, koalicioni kërkon të shpallë të pavlefshëm vendimin e KQZ, si edhe ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari.

Avokatët mbrojtës të “Rithemelimit” argumentuan më herët se mandati duhej ndërprerë menjëherë, pasi sipas tyre nuk ka rëndësi masa e dënimit, por për faktin pse nuk është deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit”. Mirëpo, ky qëndrim i tyre nuk u mor për bazë.

Kreshnik Hajdari rezulton të jetë i dënuar në Greqi nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, gjë të cilën ai nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit. Hajdari u dënua me 4 muaj burg. Ky dënim u konvertua në shërbim prove, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Denoncimi për Hajdarin u bë nga Partia e Lirisë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në prill 2023.

A2 CNN Livestream

A2 Business