Morën ryshfet për t’i dhënë Metadon një personi kundër ligjit, arrestohen mjeku dhe infermieri në Fier

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 16:01 | Kronikë
Morën ryshfet për t’i dhënë Metadon një personi
Policia e Fierit, foto ilustruese

Një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier kanë rënë  në prangat e Policisë pasi morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë Metadon, një shtetasi, në kundërshtim me ligjin/rregullat për tregtimin e këtij medikamenti.

Mjeku toksikolog me iniciale L. B., 64 vjeç, banues në Fier dhe infermieri E. M., 36 vjeç akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre.

Ata u arrestuan pas publikimit në media të dy rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos