Nuk ishte një vdekje e shkaktuar nga një rrëzim aksidental ajo e 53 vjeçarit Luan Koliçi mbrëmjen e djeshme në aksin Laç-Milot.
Koliçi u gjet pajetë në anë të rrugës mbrëmjen e së dielës, teksa fillimish u raportua se ai ishte rrëzuar dhe kishte përplasur kokën në një gur, pasi ishte në gjendje të dehur.
Por hetimet, zbuluan se 53 vjeçari kishte plagë të tjera në trup çka shtoi dyshimet e hetuesve se ai ishte përplasur nga një makinë.
Efektivët zbuluan se ishte 28 vjeçari me inicialet E.S. ai që shkaktoi aksidentin me vdekje, për t’u larguar më pas nga vendngjarja. Ai u arrestua disa orë më pas, ndërkohë që iu sekuestrua dhe makina me të cilën shkaktoi aksidentin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)