Sherr mes shqiptarësh në Greqi, njëri prej tyre qëllohet me thikë në kokë dhe bark

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 13:15 | Kronikë
Sherr mes shqiptarësh në Greqi, njëri prej tyre qëllohet me
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar shqiptar është dërguar në spitalin “Papageorgiou” i plagosur me thikë në kokë dhe në bark, pas një sulmi në Selanik, ndërsa sipas policisë, autori dyshohet të jetë një bashkatdhetar.

Mediat greke njoftojnë se, viktima është goditur dy herë me thikë në kokë dhe dy herë në bark dhe është dashur t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni