U sulmua nga një qen Pitbull, humb jetën i moshuari në Durrës

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 12:24 | Kronikë

U sulmua nga një qen Pitbull, humb jetën i moshuari në

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 84-vjeçari që u sulmua nga një Pitbull, pasditen e 2 nëntorit.

Halil Basha nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra në kokë e trup, pasi qeni i racës Pitbull doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi e kafshoi të moshuarin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga rrugicat e lagjes nr.13 të Durrësit, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe fqinj ishte Armand Lala, banor i komunitetit rom nga Berati, që në banesën e marrë me qira mbante 3 qen Pitbull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni