Përplasi dy këmbësorë pranë Kryeministrisë, arrestohet 21-vjeçari

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2023, 21:22 | Kronikë

Përplasi dy këmbësorë pranë Kryeministrisë,

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin J. Th., 21 vjeç, i cili drejtonte automjetin që u aksidentua këtë të diel pranë kryeministrisë, duke plagosur edhe dy kalimtarë.

Ai akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Sipas policisë, 21-vjeçare ka rezultuar se nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike, por është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën "Ismail Qemali", duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit i është nënshtruar testit me "Drager" dhe "AquilaScan" dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.

Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani