Vritet me armë zjarri një shqiptar në Itali

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2023, 17:58 | Kronikë

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane këtë të diel, ku thuhet se një shtetas me origjinë shqiptare është gjetur i vrarë me armë zjarri.

“Rainews” raporton se shqiptari i identifikuar si Klaudio Myrtaj, rreth 30 vjeç, është gjetur i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në qytetin Cuneo, pranë kufirit me Francën.

Sipas hetimeve fillestare, i riu është qëlluar me armë zjarri në kokë. Ndërsa dinamika e krimit është ende e paqartë, policia ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se mund të jetë edhe autor i kësaj ngjarjeje. Myrtaj jetonte prej dy vitesh në Itali rreth dhe ishte punëtor në kantieret e rrugëve. Në periudha të ndryshme, ai punonte edhe me një zejtar vendas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos