Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet, pranë Kryeministrisë, ku një drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuarin anësor që lidh godinën e qeverisë me kryqëzimin e RTSH-së.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur rëndë një çift, që ishte duke ecur në trotuar, të cilët kanë marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe janë dërguar në QSUT, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga polici.
A2 CNN ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket se automjeti ka hipur mbi troruar duke çarë barrierat metalike anësore, më pas është përplasur me një reklamë xhami, ndërsa ka marrë para edhe dy të plagosurit.
Mësohet se automjeti “Mercedes Benz”, i cili përplasi një çift të rinjsh, ka goditur fillimisht vajzën dhe më pas djalin, ndërsa bëhet me dije se e reja është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit.
Po ashtu mësohet se fatmirësisht, me të ndodhur aksidenti, një mjek ka rastisur pranë dhe ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse për shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë. (A2 Televizion)