Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk e di 5%

Shpërthimi i karburantit në “Rrugën Bardhyl”, një i arrestuar

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2023, 13:41 | Kronikë

Shpërthimi i karburantit në “Rrugën Bardhyl”,

Menaxheri i pikës së karburantit në Tiranë, ku një ditë më parë u regjistrua një shpërthim, me dy persona të plagosur, është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit nën akuzën e shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Pas ngjarjes në “Rrugën Bardhyl”, ku u plagosën shtetasi M. S. dhe M. K., shoferi i autobotit, policia arrestoi 42 vjeçari M.S.

42-vjeçari ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi M. K., pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ditari A2 CNN