Vendoset gjyqtarja që do shqyrtojë ankimimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2024, 13:46 | Kronikë

Vendoset gjyqtarja që do shqyrtojë ankimimin e Ilir Metës dhe

Do të jetë Igerta Hysi gjyqtarja që do të shqyrtojë në Apel ankimimin e Presidentit të Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi për masat e sigurisë "arrest në burg" dhe "detyrim për paraqitje".

“Kjo gjykatë regjistroi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

E njëjta gjyqtare do të shqyrtojë edhe ankimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja për masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 59 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.Ç. dhe A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 126, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 129, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos