Vetëvritet me armën e shërbimit efektivja 21-vjeçare e policisë së Tiranës

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 19:07 | Kronikë

Një efektive policie 21-vjeçare ka vrarë veten me armë e shërbimit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në kryeqytet. Bëhet fjalë për shtetasen Aldorjana Loshi. 

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, efektivja është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e saj, ndërsa ajo ishte punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.   

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën "Ali Demi", është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Tiranës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024