
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin M. F., 21 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, pasi dyshohet se më datë 19.06.2026, rreth orës 02:30, i maskuar dhe i armatosur me armë automatike, ka hyrë në oborrin e banesës së një shtetaseje në fshatin Radë me qëllim vjedhjeje.
Gjithashtu u arrestua shtetasi R. K., 51 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin T. M. (i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Taksimetri”), ka kryer dy vjedhje me dhunë ndaj pasagjerëve që transportoheshin me automjet taksi, në zonat e Shënvlashit dhe Rinasit.
Nga hetimet dhe analizimi i pamjeve filmike është dokumentuar se R. K. shërbente si transportues, ndërsa T. M. kryente vjedhjet ndaj taksistëve në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Krujën dhe Durrësin.
Gjatë kontrollit në banesën dhe garazhin e tij janë sekuestruar prova materiale që e lidhin me këto ngjarje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)