Vritet te porta e shtëpisë 40-vjeçari në Laç

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 22:50 | Kronikë

Vritet te porta e shtëpisë 40-vjeçari në Laç

Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Laçit.

Sipas informacioneve nga gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta viktima është Ilirjan Lika, 40 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri pranë portës së banesës së tij.

Mësohet se Lika është ekzekutuar me 7 plumba.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e para për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos