“Njerëzit nuk mbushin barkun me bukë”, gazetari debat me deputetin: S’kanë nevojë për tallava

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 23:00 | Politikë

Gazetari Lavdrim Lita dhe deputeti socialist Erjo Mile debatuan mbi 4 milionë eurot që do të shkojnë për koncertin e Kanye West.

Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:

Mile: Nuk i shërbejmë askujt me një frymë populiste, duke thënë që këto para mund të shkonin te mjekësia, t’i shpërndaheshin njerëzve të varfër apo pensionistëve. Nuk mund të biem pre e logjikës që jemi të varfër dhe asgjë nuk duhet të ndodhë në këtë vend, por vetëm të shpërndajmë para.

Lita: Por, jo për tallavë mër burrë! Jo për të bërë muzikë.

Mile: Nuk është tallava, është event global i muzikës.

Lita: Kanye West e vendos në telefon po deshe, e dëgjon mëngjes, drekë dhe darkë.

Mile: Është tjetër gjë përjetimi i një koncerti live dhe tjetër gjë ta dëgjosh në YouTube.

Lita: Kemi mijëra familje me minimum jetik, që nuk e mbushin barkun me bukë, hanë një vakt në ditë.

Mile: Nuk janë mijëra.

Lita: Kryeministri nuk i di hallet dhe problemet që ka nëpër periferi. Nuk e di!

Mile: E keni gabim! Ai ndoshta është njeriu më i informuar nga detyra që ka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos