Foto ilustruese
Policia e Bulqizës ka zbardhur dhe dokumentuar një rast vjedhjeje të ndodhur në një argjendari në këtë qytet, duke arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar.
Në pranga kanë rënë shtetasit K. G., 24 vjeç, dhe E. D., 26 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Sipas hetimeve paraprake, më 4 nëntor 2025, rreth orës 02:00 të mëngjesit, dy të rinjtë dyshohet se kanë hyrë në një argjendari në lagjen “Gjeologu” dhe kanë vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 100 mijë lekë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës në terren, policia arriti të identifikojë dhe të kapë autorët pak pas ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
(A2 Televizion)