Zbulohet shtëpi bari në Peqin, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

Nga Igli Çelmeta
19 Mars 2026, 15:55 | Kronikë

Zbulohet shtëpi bari në Peqin, shpallet në kërkim drejtori i

Plot 4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar nga policia në bodrumin e një magazinë në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj e Peqinit.

Sipas policisë, magazina ku kultivohej drogë i përket Bilal Hasës, i cili mban postin e drejtorit të Burgut të Rrogozhinës.

Menjëherë pas lajmit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se ka pezulluar nga detyra Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.

Bilal Hasa më parë ka mbajtur edhe detyrën e kreut të Njësisë Administrative Gjocaj në Peqin, shkruan A2.

Policia njofton se gjatë operacionit janë sekuestruar 4 mijë bimë kanabis, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike në magazinën e përshtatur si shtëpi bari.

Ndërkohë, pronari i ambientit ku kultivohej droga, Bilal Hasa është shpallur në kërkim nga policia, së bashku me përgjegjësin e OSHEE-së për Peqinin, ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre.

Pasditen e së enjtes, Bilal Hasa u vetëdorzua në polici. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos