
Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas një hetimi disa vjeçar të Prokurorisë mbi dyshimet për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Ekzekutimi i masave është ende në vijim.
Mësohet se Hetimi nisi pasi gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Drejtorinë Vendore të Kadastrës Durrës u zbuluan parregullsi të shumta. Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 rezultuan të rregullt, ndërsa në të tjerët u konstatuan faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara apo të dëmtuara, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të paligjshme.
Ramazan Sheshi, arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Adrian Kona (ish drejtor)– arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Bledar Zerba , arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Artur Çobani(ish drejtor) – detyrim për paraqitje, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” (A2 Televizion)