Shkodër, 64-vjeçari vret me çifte bashkëshorten, arrestohet

Nga Senad Nikshiqi
9 Korrik 2026, 13:34 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku raportohet se një person ka vrarë bashkëshorten e tij, shkruan A2 CNN.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në unazën lindore të qytetit. Rreth orës 13:30, shtetasi Shtjefën Ziçi, 64-vjeç, ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij shtetasen Bardhe Ziçi, 54 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, Policia ka arrestuar autorin.

"Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos