Zhvendosën lejen në pronën shtetërore, kërkohet arrestimi i dy arkitektëve

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 20:18 | Kronikë

Zhvendosën lejen në pronën shtetërore, kërkohet

Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin e dy arkitektëve, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Akuza arriti te dy arkitektët pasi shtetasit M.T., A.T., F. Z., A.H., D. D., G.M., T.V. dhe M.D. të akuzuar për ndërtim të paligjshëm, kishin aplikuar për leje ndërtimi nëpërmjet shtetasve A.P. dhe K.B. (Arkitektë).

“Nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga Arkitekti A.P. apo K.B., tregojnë vendndodhje të ndryshme karahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata. Nga të dhënat e grubulluara rezulton se objektet janë ndërtuar në ngastrat e ekonomive pyjore 1/a dhe 2/a, në juridiksionin e Bashkisë Tiranë”, shkruhet në njoftimin e prokurorisë.

Arkitektet A. P. dhe K.B. dyshohet se kanë bërë të mundur aplikimin e të dhënave të cilat tregojnë të dhëna të rreme, nëpërmjet E-leje.

Në kuadër të këtyre hetimeve, prokuroria ka vendosur dhe sekuestrimin e pronave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos