Një zjarr ka rënë gjatë natës në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit. Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.
Fatmirësisht, zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit për shkak të tymit që u shpërnda me shpejtësi. Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. I moshuari i cili jeton i vetëm në banesë u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekësor. Si pasojë e zjarrit, u shënuan dëme të vogla materiale. (A2 Televizion)