Gjykata ka liruar nga qelia e burgut 50-vjeçarin shqiptar, i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar Erion Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e vogël. Trupa gjykuese vendosi që ta lërë në “arrest shtëpie” autorin.
Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje. Sipas mediave greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50-vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje.
Deri më atëherë, shqiptari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij do të jetë në arrest të përkohshëm shtëpie. (A2 Televizion)