Zjarr në një apartament në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 19:12 | Kronikë

Zjarr në një apartament në zonën e “Xhamllikut”

Një apartament në një pallat në zonën e Xhamllikut në Tiranë raportohet të jetë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa është e paqarta nëse ka persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos