Kryeqyteti përmes imazheve. Tirana, ç’ishte, ç’është e çdo të bëhet?

Nga Luela Myftari
28 Mars 2024, 16:07 | Kulturë

Deri më datën 7 prill Tirana ju pret në galerinë e kryeqytetit për të rrëfyer një histori ndryshimesh, rritjeje, arkitekture, zhvillimi, shkatërrimi dhe ndërtimi. Përmes fotografive të Roland Tashos, imazhe të ekspozuara në galerinë e Tiranës, fotoreporter dëshmon ndryshimet e një kryeqyteti.

Por, nëse Roland Tasho ofron me këmbë në tokë dy dimensione të Tiranës, në një kënd tjetër nga ajri ka prezantuar Tiranën edhe Alket Islami. I njohur për fluturimet e tij dhe imazhet e qytetit nga lart, edhe atëherë kur droni nuk njihej në Shqipëri, edhe Alketi na rrëfen Tiranën e tij.

Tirana e Alket Islamit, prezantohet në tre dekada. Është ajo e fillim viteve ’90, kryeqyteti pas trazirave të 1997-ës dhe Tirana e ditëve sot, duke përfshirë këtu edhe dëshmitë e Edi Ramës, dikur kryetar bashkie, dhe Erion Veliajt sot kreu i bashkisë së Tiranës.

Albumi i prezantuar edhe si një film i shkurtër në kinema sillte edhe Tiranën në sytë e të huajve, në atë të arkitektëve që kanë punuar për të përcjellë arkitekturën moderne në kryeqytetin e shqiptarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos