Namik Dokle prezanton një vepër të re në Akademinë e Shkencave. Legjendat nga Gora, vendlindja e tij, i ka përmbledhur në një vëllim të ri, në librin e titulluar “Vallëzim me Hënën”.
Gora është një vend i largët, tregon prej vitesh Namik Dokle. Gjuha dhe kultura e saj nuk shkruhej në asnjë libër dhe nuk mësohej në asnjë shkollë, e megjithatë ia ka dalë që të trashëgojë brez pas brezi legjendat e atij vendi, legjenda të cilat Namik Dokle i përmbledh në këtë vepër.
Ideja për t’i përmbledhur disa prej tyre, ato që janë një pasuri edhe me elemente artistike, ashtu sikurse kërkon letërsia, ka ardhur një ditë teksa prezantonte në Spanjë librin e tij të përkthyer.
Folklori i Gorës, ashtu sikurse edhe ky libër ka më shumë lirikë se sa epikë, ka më shumë legjenda për dashurinë sesa për heroiken, më shumë rrëfenja për këngët dhe peizazhin që e shënjon këtë zonë. (A2 Televizion)