Në skenën e teatrit “Migjeni”, kori dhe poezia shqipe, bashkë në një shfaqje për vendlindjen

Nga Luela Myftari
17 Maj 2024, 17:12 | Kulturë

Nuk ndodh shpesh që loja aktoriale të bëjë bashkë poezinë dhe elementin muzikor. Një kor polifonik në Shkodër duket një zë i veçantë në skenën që është mësuar të përcjellë më së shumti shfaqje teatrale.

Për këtë produksion që në qendër kishte poezinë shqipe prej kohësh mendonte Justina Aliaj.

Kori Polifonik "Prenkë Jakova" që nën drejtimin e maestro Gjon Shllakut i dha muzikën kësaj shfaqjeje ia dha teatrit "Migjeni" edhe tingullin, përtej poezisë.

Teatri poetik risolli në fokus rëndësinë që ka poezia me forcën e saj shprehëse dhe emocionin drithërues që përcjell. Mesazhi që i bashkoi të gjithë ishte “Malli për vendlindjen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos