"WELCOME TO FREDDY FAZEBAR'S PIZZERIA" dhe "FIVE NIGHTS AT FREDDY'S" ranë në vend të pestë me shitje të biletave, duke arkëtuar vetëm 3.5 milionë dollarë.
Fansat e filmave horror shijuan këtë fundjavë që lamë pas "THANKSGIVING".
Debutimi u shoqërua me 10.2 milionë dollarë, kënaqshëm, por larg pritshmërive.
10.2 milionë dollarë arkëtoi edhe rikthimi i "THE MARVELS," në rënie me 78% nga fundjava e premierës.
"TROLLS BAND TOGETHER" u shfaq premierë dhe zuri vendin e dytë. Ishte filmi i tretë i animuar, mjuzikëll për këtë vit, që siguroi 30.6 milionë dollarë në 3 ditë në kinema.
"THE HUNGER GAMES: THE BALLAD OF SONGBIRDS AND SNAKES" u shfaq premierë dhe siguroi kryesimin, duke fituar 44 milionë dollarë.
Është një ndër premierat më të dobëta të vitit, por gjithsesi mjaftueshëm për të siguruar kryesimin, këtë fundjavë, që lamë pas. (A2 Televizion)