Është cilësuar panairi si ngjarja që ka përbashkuar librin shqip. Sepse në pallatin e kongreseve të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë. por, disa mure që zyrtarisht pengojnë lëvizjen e librit mes vendeve tona, duhen rrëzuar. Këtë shqetësim ndau në një intervistë me Luela Myftari, kreu i Shoqatës së Botuesve në Kosovë.
Botimet nga Kosova nuk kanë munguar asnjëherë në panairin e librit në Tiranë, madje as në kohët më të vështira të shqiptarëve të Kosovës. E megjithë rritjen e Shtëpive Botuese nga Kosova dhe hapësirën relativisht më të madhe, këtë vit në panairin e librit, Edon Zeneli, që kujdeset edhe për Panairin e Librit në Prishtinë, tregon se ka ende mure që pengojnë lëvizjen e lirë të librit mes nesh, ndonëse na përbashkon një gjuhë.
Për të tilla mesazhe ndaj pushtetarëve nga të dyja anët e kufirit ku jetojnë shqiptare, vlejnë edhe panairet e librit thekson Zeneli. (A2 Televizion)