Trashëgimia etnografike, një pasarelë me veshjet tradicionale që trashëgojmë brez pas brezi

Nga Luela Myftari
1 Tetor 2024, 18:54 | Kulturë

Trashëgimia etnografike, një pasarelë me veshjet tradicionale

Ato janë vajzat më të bukura të Globit dhe kanë veshur kostumet më të bukura për shqiptarët. Bukuroshet e “Miss Globe”, në një pasarelë të veçantë kanë rrëfyer larminë dhe origjinalitetin e veshjeve tradicionale shqiptare.

Nën kujdesin e Zonjës së Parë të Republikës, Armanda Begaj, mbrëmja përcolli bashkë me bukurinë edhe një mesazh për trashëgiminë etnografike që duhet të çmojmë, raporton A2 CNN.

“Ne shqiptarët kemi trashëguar ndër shekuj e breza një pasuri të madhe të veshjeve popullore të punuara mjeshtërisht nga gra e vajza. Këto veshje përgjatë proceseve të ndryshme të zhvillimit historik, social e kulturor, krijuan dhe fizionominë tonë. Ne sot ndoshta nuk e dimë sa dikur, nuk qëndisim e nuk përcjellim vajzën me pajën tradicionale të të parëve tanë, por kemi mundësi që kulturën materiale dhe shpirtërore, etnografinë shqiptare ta ruajmë me fanatizëm, ta pasurojmë, ta përhapim dhe ta trashëgojmë në brezat e ardhshëm. Le ta përdorim historinë tonë të lashtë dhe të pasur për të qenë krenar në çdo kohë për qenien tonë, krenar për kombin shqiptar”, u shpreh Zonja Begaj në këtë aktivitet. 

Në këtë event nuk munguan as zonjat duararta të zejtarisë artistike, ato që endin dhe qëndisin gjithë historinë tonë përmes kostumeve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos