“Ahengu shkodran” në edicionin e 12-të, një nga simbolet e qytetit

Nga A2 CNN
1 Tetor 2024, 14:58 | Kulturë

Ahengu shkodran një nga kryeveprat e trashëgimisë kombëtare kulturore ka përmbyllur edicionin e 12 të tij në oborrin e muzeut historik të Shkodrës, shkruan A2 CNN.

Ky organizim nga viti në vit po bëhet akoma më masiv dhe me prurje të reja të asaj që krijuesit dhe kultivuesit e kësaj muzike e cilësojnë si një nga simbolet e Shkodrës.

Përçuarja e kësaj vlerë edhe tek brezat e rinj, duke siguruar trashëgiminë ndër vite, shikohet si një nga arritjet kryesore të këtij organizimi. Edicioni i 12-të i Ahengut Shkodran u organizua nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” nën kujdesin e Bashkisë Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos