4 orë debat te Komisioni Hetimor për TIMS, miratohet kërkesa për informacion nga Kryeministria te SHISH

Nga Anesti Barjamemaj
12 Prill 2024, 20:57 | Politikë

4 orë debat te Komisioni Hetimor për TIMS, miratohet kërkesa

Gati 4 orë zgjati mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për TIMS. Mes debateve të shumta, komisioni miratoi kërkesat për informacion drejtuar institucioneve.

Kërkesat për informacion ishin përpiluar nga ekspertët e opozitës dhe u lexuan gjatë mbledhjes nga kryetari Ervin Salianji.

Tashmë komisioni do të presë përgjigje nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ShISH, SPAK, Prokuroria e Tiranës, Policia e Shtetit etj.

Mbledhja e radhës të komisionit pritet që të jetë ditën e hënë datë 15 Prill.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi