Aleanca për Teatrin dhe Rithemelimi, protestë para Bashkisë. Hidhet molotov drejt godinës

Nga A2 CNN
11 Prill 2024, 12:01 | Politikë

Aleanca për Teatrin dhe Rithemelimi kanë nisur protestën e dytë përpara Bashkisë së Tiranës, në lidhje me arrestimin e disa prej drejtorëve të këtij institucioni.

Sipas protestuesve, edhe Erion Veliaj është i përfshirë në dosjen “5D” dhe duhet të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën. Gjithsesi, kaosi nuk është shmangur dot, pasi protestuesit kanë hedhur molotov drejt godinës dhe janë përplasur me forcat e rendit.

Si pasojë e kësaj situate, janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos