Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

Bardhi – Berisha çojnë në Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore, Çupi: GJK, jo strukturë e PS!

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 12:53 | Politikë

Anëtarët e Komisionit të Ligjeve të Partisë Demokratike të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të gjykatës, Dhurata Çupi i ka bërë thirrje anëtarëve të kësaj gjykate që të ruajnë lartësinë dhe integritetin e postit që mbajnë.

“I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të GJK. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së, por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv.”- tha ndër të tjera në fjalën e saj Dhurata Çupi.

A2 CNN Livestream

A2 Business