Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Reforma territoriale, Meta: Nuk prodhoi decentralizim dhe nuk shtoi autonominë

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 11:18 | Politikë

Partia e Lirisë këtë premte organizoi një tryezë ku analizoi se çfarë ka prodhuar Reforma Territoriale, e cila ka hyrë në fuqi prej vitit 2015. Për Ilir Metën nuk janë arritur qëllimet e reformës, pasi nuk kemi një pushtet vendor më të centralizuar dhe autonom. Sipas tij as kostot në buxhet nuk janë ulur nga kjo reformë, por ka ndodhur e kundërta.

“Indeksi i decentralizimit fiskal në vitin 2014 para reformës territoriale ka patur nivelin më të lartë ne 22.4, nivel ky që konstatohet ne ulje pas reformës territoriale, duke arritur në 19.0 në vitin 2019, ne 21.0 ne vitin 2020 dhe ne 22.1 ne vitin 2021.

Si rrjedhim, konstatohet që qeveria qendrore pas reformës territoriale ka rritur kontrollin financiar vendimmarrës duke zvogëluar autoritetit financiar te qeverisjes vendore.

Së treti pesha e ulët e shpenzimeve vendore ndaj PBB-së. Një ndër objektivat e rëndësishme të reformës administrativo-territoriale në këndvështrimin e menaxhimit financiar ishte kthimi i rolit të pushtetit vendor në një qeverisje me një nivel të rëndësishëm të kapacitetit te saj ndaj Produktin e Brendshëm Bruto.

Krahasimi i shpenzimeve të pushtetit vendor në raport me PBB-në tregon dështimin për të krijuar një pushtet vendor të decentralizuar dhe me autonominë e nevojshme për të ofruar shërbime publike cilësore.

Pushteti vendor nuk ka arritur të ndryshojë peshën e shpenzimeve vendore në raport me prodhimin kombëtar bruto. Ne periudhën mbas reformës, nuk asnjë potencial shtesë të kapacitetit fiskal të pushtetit vendor për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Përkundrazi buxheti vendor ne përqindje te PBB nga viti 2016 dhe në veçanërisht ne vazhdim mbas vitit 2020 ka pësuar rënie të theksuar”.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani