Qeveria iu dha 2.2 miliardë lekë të tjera fund-vitin e shkuar për të shlyer borxhet, po bashkitë i thelluan edhe më tej detyrimet e prapambetura. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se vlera e parave të papaguara në kohë të 61 njësive të pushtetit vendor në fund të 2023-shit arriti në mbi 5.7 miliardë lekë. Në krahasim me fundin e vitit 2022, detyrimet e prapambetura rezultojnë të jenë zgjeruar me 290 milionë lekë.
“Kjo është tërësisht paradoksale. Është një barrë që vjen dhe mbartet me vete çdo vit. Çdo kryetar bashkie vjen me mendësinë: pse duhet të paguaj unë borxhet e tjetrit,” shprehet Merita Toska, eksperte e financave vendore”, u shpreh Merita Toska, eksperte e financave vendore.
Tirana ka nivelin më të lartë të detyrimeve të prapambetura me mi 1.4 miliardë lekë, por për shkak të financave që zotëron ky stok nuk është problem për bashkinë e kryeqytetit. Lista pasohet nga bashkitë e vogla e të varfra si Kavaja e Vora. Stok të konsiderueshëm borxhet kanë edhe Durrësi, Pogradeci e Kamza.
“Pagesa duhet të kryhet nga bashkitë dhe jo nga buxheti i shtetit. Ministria e Financave duhet të heqë dorë nga shlyerja e detyrimeve për bashkitë. Po kthehet në kulturë”, theksoi Toska.
Të dhënat nga “financat” tregojnë se pjesa më e stokut të borxhit që bashkitë akumuluan vitin e shkuar u shkaktua nga investimet e kryera por të pashlyera dhe shërbimet e marra por të papaguara. Gjithashtu Vendimet gjyqësore, mallrat dhe kostot e mirëmbajtjes prodhuan edhe më shumë detyrime për njësitë e pushtetit vendor.
(A2 Televizion)