Gazmend Bardhi, i cili është në Washington si pjesë e takimeve për çështje të rëndësishme të Shqipërisë, ka marrë pjesë edhe në një ceremoni të quajtur “Lutjet e mëngjesit” ku pjesëmarrës kanë qenë politikanë nga 127 vende të botës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thekson se SHBA-ja mbetet aleati i përjetshëm i Shqipërisë. Ai shprehet i kënaqur që ishte pjesë e kësaj ceremonie.
"Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së “Mëngjesit të Lutjeve”, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjërë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës," shkruan Bardhi. (A2 Televizion)