Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

“U këput në mes ëndrra e Bardhit!”, analisti: Dy arsyet pse nuk mund të bashkohen pjesët e PD-së

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 21:26 | Politikë

“U këput në mes ëndrra e Bardhit!”, analisti: Dy

Që në fund të vitit të shkuar u fol për bashkimin e grupit të Gazmend Bardhit me strukturat e PD-së së Rithemelimit. U dha afat fillim janari e më pas edhe fundi i këtij muaji. Në pritje të kësaj lëvizje ishte edhe emërimi i 4 koordinatorëve për organizimin e protestave, pasi dukej se do te kishte edhe emra nga grupi Bardhi. Por Kryesia e PD-së së Berishës nuk vonoi më dhe emëroi dje 4 koordinatorët, lëvizje që është kritikuar nga disa deputetë, të cilët më parë kërkojnë bashkimin. Por si vjen kjo lëvizje dhe çfarë zhvillime presim në të dy kampet e PD-së?

Për këtë çështje u diskutua në Debat nga Alba Alishani, ku i ftuar ishte edhe analisti Ervis Iljazaj, i cili u shpreh se mundësitë e bashkimit të pjesëve të PD-së tashmë janë zvogëluar ndjeshëm, sidomos me emërimin e 4 koordinatorëve.

“Gjithë iluzioni që kishte Bardhi dhe të tjerët për të marrë ndonjë copë kur shkuan te Berisha, janë shuar me vendosjen e 4 koordinatorëve që janë besnikë të tij. Me vendosjen e koordinatorëve, Berisha i këputi në mes ëndrrën Bardhit me shokë. Këta mendonin se do të përdornin Berishën, ndërkohë këta nuk e kuptojnë që nëse ka një njeri që i përdorur të gjithë këtu, ky është Sali Berisha”.

Ai shkoi edhe më tej, duke e vlerësuar thuajse të pamundur bashkimin dhe këtu dha dy arsye. “Pjesët e PD nuk mund të bashkohen për dy arsye kryesore. Dy grupet nuk kanë as parime të njëjta dhe as interesa të njëjta. Te parimet, nuk mund të bashkohen politikisht dy grupime politike, ku njëri e quan Dumanin vrasës dhe organizatë kriminale, ndërsa tjetri thotë se ka integritet të lartë moral. Nuk mund të bashkohen dy qëndrime politike, ku një grupin dhe lidershipi i tij është i shpallur non grata nga Britania dhe SHBA-ja dhe tjetrin shkon bën takime me Escobarin, të cilin Berisha e quan të korruptuar dhe të kapur nga Sorosi. Në politikë nuk mund të rrinë bashkë dy pjesë ku njëra është për luftë dhe tjetra është për paqe”, u shpreh Iljazi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani