Lulzim Basha: Pas dy viteve, PD do të jetë në pushtet duke drejtuar fatet e vendit

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 19:25 | Politikë

Lulzim Basha: Pas dy viteve, PD do të jetë në pushtet duke

Lulzim Basha ka zgjedhur të komunikojë me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai ka marrë një pyetje nga një qytetar, se si e sheh ai PD-në, pas dy vitesh.

Sipas Lulzim Bashës, Partia Demokratike pas dy viteve do të jetë në pushtet, duke drejtuar fatet e vendit.

"Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim. Me një kulturë të re politike, me vizion, me energji të reja duke lënë pas gabimet e të shkuarës dhe duke parë me besim drejt të ardhmes që është Shqipëria e standardeve europiane për të gjithë", shprehet Basha në Instagram.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos