Përfaqësuesi i opozitës Gazment Bardhi ka zhvilluar një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është takuar me zyrtarin e lartë për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Shqipëria duhet t’iu qëndrojë standardeve të një vendi demokratik.
“Gjatë vizitës në Washigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)