Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

PS në vit zgjedhor, ndizet gara brenda llojit, Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 11:38 | Politikë

PS në vit zgjedhor, ndizet gara brenda llojit, Rama mbledh drejtuesit

Partia Socialiste ka hyrë zyrtarisht në vit zgjedhor dhe strukturat po përgatiten për procesin nga i cili do të dalin drejtuesit e rinj të degëve në të gjithë Shqipërinë, por edhe anëtarët e rinj të Asamblesë e Kryesisë.

Për këtë qëllim, këtë të mërkurë, kryesocialisti Edi Rama mblodhi në seli grupin e posaçëm të punës që do të angazhohet në proces, për t’i dhënë disa direktiva.

Në mbledhjen që zgjati 60 minuta, Rama kishte thirrur drejtuesit politikë me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Blendi Klosi dhe një pjesë të ministrave që janë të angazhuar për zgjedhjet në parti.

Siç raporton gazetarja e A2CNN, Fjorela Beleshi, Rama e ka bërë të qartë se kryetarëve të degëve që kanë dështuar me performancën në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, nuk do t’u jepet një mundësi e dytë për të drejtuar. Gjithashtu, në mbledhje janë përcaktuar afatet për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

U ka bërë të qartë se pavarësisht luftës brenda llojit duhet të zgjidhen kryetarët e degëve që kanë dhënë rezultate të mira. Të gjithë kryetarët e degëve që nuk kanë dhënë rezultate të kënaqshme për PS do të dënohen politikisht, çka do të thotë se nuk duhen lënë të garojnë apo edhe nëse garojnë të mos votohen për t’iu dhënë një mundësi të dytë. Rama ka vendosur afate sa i përket zgjedhjeve. Në mars do të zhvillohen zgjedhje sa i përket strukturave. Në fund të marsit mund të kemi një Asamble dhe në prill do të kemi mbledhjen e Kongresit ku do të zgjidhen anëtarët e rinj.

Zgjedhjet në PS, sipas burimeve të A2CNN, kanë rikthyer luftën brenda llojit në forcën politike në pushtet, me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat që kanë nisur të lëvizin në terren, në mënyrë që të garantojnë që për Asamblenë dhe Kryesinë të votohen njerëzit e tyre të besuar.

Lufta politike është brenda llojit pasi do të ketë zgjedhje për kryetarët e degëve në të gjithë Shqipërinë gjithashtu për kryetarët e organizatave dhe në fund me zgjedhjet e Kongresit 1 anëtar 1 votë. Më pas, zgjedhja e Asamblesë dhe Kryesisë. Situata nuk është e qetë pavarësisht se nuk ka zëra kundërshtues brenda njëri-tjetrit, por burime bëjnë me dije se ka nisur lufta brenda llojit për të vendosur njerëzit e tyre në pushtet brenda PS-së, për t’u përgatitur më pas për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Sa i përket mundësisë për të proceduar me një formularë vetëdeklarimi për kandidatët që do të garojnë në procesin e brendshëm zgjedhor, Rama duket se i qëndron asaj çka ka shprehur publikisht, se PS-ja nuk është prokurori dhe as gjykatë ndaj nuk do të merret me analizën e të shkuarës së anëtarëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani