Ilir Meta akuzoi qeverinë se ka braktisur pensionistët, për të cilët thotë se jetojnë nën nivelin e varfërisë, për shkak të shpërndarjes së padrejtë të të ardhurave.
Tjetër faktor që rëndon mbi të moshuarit, pohon kreu i Partisë së Lirisë, është shtrenjtimi i çmimeve të produkteve që kanë peshën më të madhe në shpenzimet e pensionistëve.
Ndërhyrjet duhet të shkojnë përtej skemës së pensioneve, shpjegon Meta.
Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, në gjykimin e Ilir Metës, është gjithashtu shumë i rëndësishëm në përmirësimin e skemës së pensioneve. (A2 Televizion)