Aksioni opozitar, Rithemelimi zgjedh koordinatorët për katër rajonet

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 14:56 | Politikë

Aksioni opozitar, Rithemelimi zgjedh koordinatorët për katër

Gazmir Spahia, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qiriako janë emrat e katër koordinatorëve të grupit të Rithemelimit për organizimin e partisë.

Mësohet se katër koordinatorët janë miratuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe do të kenë për detyrë të organizojnë qytetarët në terren por edhe për protestat.

Ideja e koordinatoreve u miratua në mbledhjen e Kryesisë në dhjetor kur u vendos edhe ndarja e Shqipërisë në katër rajoni, veri, jug, Tiranë dhe Shqipëri e mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos